Matt Damon ka mahnitur publikun me pamjen e tij të re për filmin epik “The Odyssey” të Christopher Nolan, ku shfaqet me një trup të skalitur dhe mjekër të dendur në rolin e Odiseut. Aktori u fotografua gjatë xhirimeve në ishullin Favignana të Italisë, duke interpretuar një nga figurat më ikonike të letërsisë greke.\

Në skenat e xhiruara, Damon shihet pa këmishë, me një tunikë të lidhur në bel, ndërsa ecën mbi një plazh me gurë, ndërsa Zendaya, e veshur me kostum tradicional antik, portretizon perëndeshën Athina. Krahas tyre në kastin e yjeve janë edhe Tom Holland, Robert Pattinson, Jon Bernthal dhe Anne Hathaway. Filmi bazohet në poemën epike të shekullit të 8-të para erës sonë nga Homeri, që ndjek udhëtimin e rrezikshëm të Odiseut për t’u kthyer në atdhe pas Luftës së Trojës.
