Mashurkat janë një perime bishtajore e pasur me proteina bimore, fibra, vitaminë C, K, folate dhe minerale si hekur, kalium e magnez. Ato janë një zgjedhje ideale për dieta të shëndetshme dhe të balancuara.
– Përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrëve.
– Ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.
– Mbështesin shëndetin e zemrës dhe qarkullimin.
– Ofron ndjesi ngopjeje dhe ndihmon në kontrollin e peshës.
Mashurkat mund të konsumohen të ziera, të freskëta në sallata, të gatuara në gjellë ose si garniturë pranverore e pasur me vlera.