Një nga mashtrimet më të zakonshme dhe të rrezikshme në vendin e punës është spear phishing, paralajmëron eksperti i sigurisë kibernetike Kevin Mitnick. Ky sulm fillon me një email që duket i zakonshëm shpesh si nga shefi, kolegu apo një partner i njohur por në të vërtetë përmban një link apo dokument që, sapo hapet, i jep hakerit akses në kompjuterin dhe të dhënat tuaja.
Mitnick, dikur hakeri më i kërkuar në botë, thotë se shumë njerëz bien pre sepse nuk e dallojnë manipulimin e hollë pas një mesazhi “të besueshëm”.
Në një botë ku gjithçka ruhet dixhitalisht, një klikim i gabuar mund të sjellë pasoja të mëdha.