Ylli i tenisit Venus Williams është martuar me aktorin Andrea Preti në një ceremoni romantike në Palm Beach.
Çifti u martua javën e kaluar dhe ylli i tenisit ndau momente nga dita e tyre e veçantë në rrjetet sociale.
Festimi zgjati disa ditë dhe ceremonia u zhvillua para miqve të ngushtë dhe familjes, përfshirë motrën e famshme të Venusit, Serenën .
Venus gjithashtu ndryshoi disa kombinime luksoze mode dhe fustani i saj i nusërisë u disenjua nga Georges Hobeika .
“Doja të vishja një fustan që mendoja se Andrea do ta pëlqente dhe që ishte magjik dhe perfekt për një martesë në Florida”, tha ajo për “Vogue”-n.


