Abby dhe Brittany Hensel, janë binjaket siameze që u bënë të njohura për herë të parë në emisionin e Oprah Winfrey në vitin 1996, së fundmi njëra prej tyre, Abby, është martuar me një veteran të ushtrisë amerikane, Josh Bowling.
Binjaket tani janë mësuese të klasës së pestë dhe jetojnë në Minesota, vendi ku u lindën. Ato ndajnë një trup të vetëm dhe i kanë dy koka, Abby kontrollon anën e djathtë të trupit, ndërsa Brittany të majtën.