Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Makartni zbulon çfarë i tha Joko Ono për Xhon Lenonin pas vdekjes së tij

    Makartni zbulon çfarë i tha Joko Ono për Xhon Lenonin pas vdekjes së tij

    Featured March 11, 2026Updated:March 11, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-anëtari i grupit legjendar The Beatles, Pol Makartni, ka kujtuar një bisedë me Joko Ono, gjatë së cilës ajo i kishte shprehur dyshimet e saj për orientimin seksual të Xhon Lenonit.

    Joko Ono, e cila ishte e martuar me Lenonin që nga viti 1969, e telefonoi Makartnin pak kohë pasi muzikanti u vra në vitin 1980 dhe i tha se mendonte se Lenoni “ndoshta ishte homoseksual”.

    Megjithatë, Makartni tha se nuk ishte dakord me këtë mendim.

    “Në të vërtetë më telefonoi menjëherë pasi Xhoni vdiq dhe më tha: ‘E di, mendoj se Xhoni mund të ketë qenë homoseksual.’ Unë i thashë: ‘Nuk jam i sigurt. Nuk mendoj se ishte, të paktën jo sa kohë që e kam njohur unë’”, tregoi Makartni në një intervistë për Vanity Fair.

    Ai shtoi se gjatë viteve ’60 ata shpesh udhëtonin së bashku dhe ndanin edhe dhoma hoteli gjatë turneve, por kurrë nuk kishte ndodhur asgjë e pazakontë.

    Makartni u ndal edhe te disa thashetheme të vjetra që u përhapën në vitet ’60, kur Lenoni kishte udhëtuar në Spanjë në vitin 1963 me Brian Epstein, menaxherin e Beatles.

    Sipas tij, ai kurrë nuk kishte dëgjuar që të kishte ndodhur diçka dhe e kishte parë atë udhëtim thjesht si pjesë të karakterit dhe humorit të Lenonit.

    Duke folur për Joko Ono, Makartni tha se ajo ndoshta kishte bërë këto komente në një moment të vështirë pas humbjes së bashkëshortit.

    “Kur unë humba Lindën, thashë disa gjëra të çuditshme. Më vonë e kupton se është thjesht mënyra si njerëzit përballen me dhimbjen”, tha ai.

    Joko Ono ka folur edhe më parë për këtë temë. Në një intervistë për Daily Beast në vitin 2015, ajo tha se mendonte se Lenoni kishte interes për marrëdhënie me burra, por se kjo nuk kishte ndodhur kurrë.

    “Xhoni dhe unë flisnim shpesh për këtë dhe mendonim se në thelb të gjithë njerëzit janë pak a shumë biseksualë, por shoqëria na mëson të mendojmë ndryshe”, kishte thënë Ono.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024457 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Filmi i vetëm horror që fitoi Oscar për filmin më të mirë

    March 11, 2026

    Makartni zbulon çfarë i tha Joko Ono për Xhon Lenonin pas vdekjes së tij

    March 11, 2026

    Moment viral në koncert: Cardi B lag fansin aksidentalisht

    March 11, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version