Magneziumi është thelbësor për muskujt, nervat, zemrën dhe kockat, por ekspertët theksojnë se është më mirë të merret përmes ushqimit sesa përmes suplementeve të shtrenjta.
Ushqimet natyrale sigurojnë magnez në mënyrë më të sigurt dhe efektiv. Ja pesë burimet më të mira:
- Farat e kungullit – shumë të pasura me magnez dhe proteina.
- Bajamet dhe arrat – forcojnë trurin, zemrën dhe lëkurën.
- Spinaqi – përmban vitamina e minerale për imunitet.
- Drithërat integrale – përmirësojnë tretjen dhe mbrojnë zemrën.
- Çokollata e zezë – ndihmon relaksimin dhe përmirëson humorin.
Një dietë e balancuar me këto ushqime është mënyra më e mirë për të siguruar nivelin e duhur të magnezit natyrshëm.

