Madonna kryeson nominimet për MTV Video Music Awards 2026 me gjithsej 11 nominime, duke dëshmuar ndikimin e saj në muzikën pop edhe më shumë se katër dekada pas paraqitjes së saj ikonike në ceremoninë e parë të VMA-ve.
Pas saj renditet Taylor Swift me 9 nominime. Të dyja konkurrojnë edhe për çmimin Video of the Year: Madonna me Confessions II – The Film, ndërsa Swift me The Fate of Ophelia.
Ariana Grande dhe Sabrina Carpenter kanë nga shtatë nominime, ndërsa Bruno Mars, PinkPantheress dhe Zara Larsson janë ndër emrat e tjerë me disa nominime.
Taylor Swift aktualisht ka 30 çmime VMA, po aq sa Beyoncé. Nëse fiton qoftë edhe një çmim këtë vit, ajo mund të bëhet artistja me më së shumti fitore në historinë e MTV VMA. Ceremonia do të mbahet më 27 shtator 2026.


