Këngëtarja Madonna i ka bërë thirrje Papës Lav XIV të vizitojë Gazën, duke e quajtur “i vetmi që nuk mund t’i ndalohet hyrja”, dhe ka kërkuar hapjen urgjente të korridoreve humanitare për të shpëtuar fëmijët nga uria.
Ajo njoftoi se do të dhurojë për organizatat që veprojnë në Gaza, duke theksuar se është dhurata më e mirë për ditëlindjen e 25-të të djalit të saj. Sipas OKB-së, mbi 12 mijë fëmijë nën pesë vjeç janë të kequshqyer, ndërsa ndihma që lejohet nga Izraeli mbetet e pamjaftueshme.
Edhe Bono nga grupi U2 e ka dënuar situatën, duke akuzuar Izraelin për përdorimin e urisë si armë lufte.


