Charlize Theron ka treguar pse ruan emocione kaq të veçanta për ekipin e filmit “Mad Max: Fury Road”. Aktorja kujtoi muajt e parë si nënë, pasi kishte adoptuar vajzën e saj Jackson në vitin 2012, pikërisht në periudhën kur nisën xhirimet e filmit në Namibi.
Theron nuk kishte dado gjatë xhirimeve, ndaj kolegët e saj e ndihmonin të kujdesej për foshnjën. Zoe Kravitz, Riley Keough, Rosie Huntington-Whiteley, Courtney Eaton dhe Nicholas Hoult ishin mes atyre që e mbanin dhe kujdeseshin për Jackson ndërsa aktorja ishte në xhirime.
Por kujtimi më emocional lidhet me një moment të rëndësishëm: Jackson hodhi hapat e saj të parë pikërisht gjatë realizimit të “Mad Max: Fury Road”. Theron thotë se këto janë ndër kujtimet e saj më të dashura dhe arsyeja pse ka krijuar një lidhje kaq të thellë me filmin dhe njerëzit që punuan në të


