Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë. Luiz Ejlli, artisti nga Shkodra, ka prezantuar një këngë të re me titullin “Frymë”, nëpërmjet së cilës ka ndarë çdo detaj rreth lajmit të bekuar, duke përfshirë edhe gjininë e foshnjës.
Çifti i njohur tashmë është në pritje të ardhjes së një vajze, dhe kanë organizuar një “Baby Shower” për të festuar këtë rast.
Kiara Tito ka shprehur gëzimin e saj në lidhje me këtë lajm, duke thënë se mezi priste të ndante këtë moment të lumtur me të gjithë. Në një postim, ajo ka thënë: “Ne kur mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur të ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim ti shohim sytë dhe ti prekim duart.”
Postimi vazhdon: “Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar çdo emocion të historisë tonë të bukur dhe të dashurisë. Do të bëhemi tre.”