Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka bërë një dedikim të ndjerë për ditëlindjen e nënës së saj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e saj të pafundme për gruan që i ka qëndruar pranë në çdo hap të jetës.
“Gëzuar ditëlindjen, mamë, babë, frymëzim, best friend, jetë! Mundohem çdo ditë të të kthej sadopak çdo sakrificë që ke bërë për ne, por e di që nuk do të të arrij dot kurrë. Çuni jot, e vogla jote e jep jetën për ty,” ka shkruar Luana, duke përcjell emocionet e forta që e lidhin me të ëmën.