Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, feston sot ditëlindjen, një moment i veçantë që nuk ka kaluar pa urime të ngrohta nga miqtë dhe të afërmit e saj. Ndër ta, edhe urimi i futbollistit Karim Adeyemi, me të cilin Loredana është në një lidhje.
Adeyemi i dedikoi disa postime në Instagram për këngëtaren, duke ndarë me ndjekësit e tij momente të veçanta dhe fjalë të ëmbla në këtë ditë të rëndësishme për të.