Logan Paul ka vendosur të shesë rezidencën e tij luksoze në Dorado, Porto Riko, vetëm pak ditë pasi u martua me modelen Nina Agdal në Lago di Como. Shtëpia është nxjerrë në treg për 14 milionë dollarë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi, shtatë banjo e gjysmë, një kuzhinë të jashtme, pishinë dhe hapësira të mëdha për koleksionin e tij të makinave luksoze.
Ylli i WWE ka blerë tashmë një shtëpi të re në të njëjtën zonë, duke paguar dyfishin e çmimit të rezidencës që po shet. Ai tashmë është zhvendosur dhe po e shijon plotësisht jetën në shtëpinë e re. Vila e vjetër, e cila në një intervistë të vitit të kaluar u zbulua se kishte edhe një fosil dinosauri, është një nga pronat më të veçanta në ishull. Ndërkohë, Logan po përgatitet të përballojë edhe sfidën e radhës në ring – një ndeshje me John Cena më 31 gusht.