Logan Paul dhe Nina Agdal shpallën gjininë e fëmijës së tyre përmes një ndeshje mundjeje, pra ishin dy burra, njëri me pantallona të kaltërta dhe tjetri me ngjyrë rozë. Në fund ai me pantallona të shkurtra rozë që përfaqësonte një vajzë fitoi përfundimisht betejën.
Çifti, i cili njoftoi shtatzëninë e tyre disa javë më parë, janë në pritje të një vajze dhe Logan shprehu entuziazëm për t’u bërë baba i një vajze.