Lizzo ka tërhequr vëmendje me një pjesë të këngës së saj të re, ku përmend aktoren Sydney Sweeney dhe fushatën e diskutueshme të American Eagle. Në vargjet e publikuara në rrjetet sociale, ajo thekson bukurinë dhe vetëbesimin, duke thënë se ka “gjenet e mira si Sydney”.
Kënga ende nuk ka një titull apo datë zyrtare publikimi, por duket se videoklipi është xhiruar. Lizzo më herët ka ironizuar reklamën e Sweeney, që u kritikua si e pandjeshme, ndërsa tani po e përdor këtë vëmendje për të promovuar projektin e saj të ri muzikor. Sydney nuk ka reaguar publikisht.


