Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore

    Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore

    Shëndeti October 27, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me zbatimin e Ligjit për çmimin e barnave në Kosovë, në disa barnatore në kryeqytet thonë se ka ngritje të çmimeve të barnave. Këtë e konfirmon edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për kosto të larta.

    Nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Radio Kosovën se ka shqyrtuar një numër ankesash dhe po ndërmerr masa ndaj shitjes së barnave me çmime jashtë listës zyrtare.

    Me hyrjen në fuqi të Ligjit për çmimin e barnave në Kosovë, qytetarët po raportojnë ndryshime të ndjeshme në çmimet e produkteve farmaceutike.

    Në disa barnatore të kryeqytetit çmimet për disa produkte farmaceutike janë rritur, thonë për Radio Kosovën disa farmaciste në barnatoret e kryeqytetit.

    Ato theksojnë se përballen çdo ditë me ankesa nga qytetarët për rritjen e çmimeve të disa barnave krahasuar me periudhën e mëparshme.

    “Po kemi shumë ankesa nga qytetarët, sidomos kur blejnë terapi me çmime më të larta se sa që i kanë marrë me herët. Qytetarët nganjëherë hezitojnë me i marrë hapat me çmim më të lartë. Ne po i respektojmë masat që i ka vendos Ministria e Shëndetësisë dhe krejt çmimet e barnave në barnatoren tonë janë sipas listës së Ministrisë se Shëndetësisë. Megjithatë kemi shumë ankesa nga qytetarët për çmime të larta”, theksojnë disa farmaciste.

    Edhe Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, konfirmon se me zbatimin e ligjit, në disa produkte farmaceutike është vërejtur ngritje e çmimeve. Ai thekson se barnatoret në të gjithë vendin janë duke e zbatuar ligjin në tërësi.

    “Është e vërtet që goxha një numër i madh i barnave u është rritur çmimi, në vend që të kishte efekt të kundërt për atë të cilin për çfarë është aprovuar ligji. Çmimet janë të larta si arsye e pa maturisë, veprimeve të shpejta pa transparence nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Për këtë arsye ka ndodh edhe kjo ngritja e çmimeve”, thekson ndër të tjera kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi.

    Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, zëdhënësja Gjylferie Zabeli, thekson për Radio Kosovën, se procesi i harmonizimit të çmimeve është i domosdoshëm për të balancuar interesat e pacientëve, institucioneve shëndetësore dhe operatorëve ekonomikë, gjithmonë në përputhje me dispozitat ligjore.

    “Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka kryer inspektime të përbashkëta për çdo ankesë që është adresuar tek ne, të cilat janë trajtuar me prioritet të lartë dhe janë marrë veprime ligjore sipas kompetencave të përcaktuar me ligj dhe akte nënligjore. Deri më tani janë shqyrtuar një numër i konsiderueshëm i ankesave dhe janë marrë masa lidhur me shitjen e produkteve medicinale me çmim jashtë listës zyrtare të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, ka konfirmuar Zabeli.

    Në anën tjetër, Besim Kodra nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, potencon se Ministria e Shëndetësisë, përmes inspektoreve të saj, duhet t`i monitoroj në vazhdimësi barnatoret në terren. Kodra më tej shton se në rast se inspektorët hasin në parregullsi, atëherë duhet t`i gjobisë secilin që provon t`i lëviz çmimet jashtë çmimores se Ministrisë së Shëndetësisë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023339 Views
    Our Picks

    Megan Fox është ndier e traumatizuar nga fama

    October 27, 2025

    Lamine Yamal blen vilën luksoze të Shakirës dhe Piques për 14 milionë euro

    October 27, 2025

    Pashkanati – zëvendësues i shijshëm dhe i shëndetshëm për patatet e skuqura

    October 27, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version