Leonardo DiCaprio ka habitur publikun me zbulimin se nuk e ka riparë kurrë filmin “Titanic”, një nga projektet më të mëdha të karrierës së tij. Në një bisedë me Jennifer Lawrence për emisionin “Actors About Actors”, ai tha se zakonisht shmang të shohë filmat e tij dhe se kjo vlen edhe për hitin e vitit 1997.
Gjatë intervistës, Lawrence e pyeti nëse e kishte parë ndonjëherë “Titanic”-un, por aktori u përgjigj me një “jo” të prerë. Ai shtoi se asnjë nga filmat e tij nuk e shikon, me një përjashtim: “Aviatorin”, të cilin e cilësoi si një projekt shumë të veçantë personalisht. Sipas DiCaprios, “Titanic” për të dhe Kate Winslet ishte një “eksperiment” që doli shumë më i madh sesa mund ta kishin imagjinuar ndonjëherë.


