Leonardo DiCaprio mungoi në Oscars 2024 të dielën (10 mars), duke zbuluar arsyen e mungesës së tij në ceremoni. Aktori 49-vjeçar u shpërfill dhe nuk u nominua për punën e tij në “Killers of the Flower Moon”, megjithatë, filmi mori 10 nominime, duke përfshirë edhe ‘filmin më të mirë’.
Arsyeja pse DiCaprio anashkaloi ceremoninë u zbulua të jetë për shkak të xhirimeve të tij në film të ri me regjisorin Paul Thomas Anderson. Një burim i shpjegoi se Leonardo u detyrua të mos merrte pjesë në ceremoni për shkak të agjendes së ngjeshur të xhirimeve të tij.
Leo ka qenë i përfshirë në xhirime për këtë projekt për një kohë të gjatë dhe nuk i ka premtuar koha per pjesemarrje ne ceremoninë Oscars 2024. Filmi i ri, për të cilin ende nuk dimë shumë, pritet të jetë në kohën moderne dhe buxheti i filmit pritet të jetë rreth 100 milionë dollarë.