Sipas Dr. Eric Berg, konsumimi i rregullt i lëngut të celerit mund të ofrojë përfitime të mëdha për shëndetin, sidomos në luftimin e inflamacionit. Vetëm pas shtatë ditësh konsumim, mund të vërehen ndryshime pozitive në organizëm.
Celeri është i ulët në kalori, por i pasur me fibra, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e tensionit, rregullimin e sheqerit dhe forcimin e imunitetit.
Dr. Berg rekomandon pirjen e lëngut në mëngjes, duke përdorur celer organik dhe, për shije më të mirë, duke shtuar pak lëng limoni.