Al Pacino është një nga ikonat e pakontestueshme të kinemasë botërore, me karrierë që shtrihet mbi pesë dekada dhe me role që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e filmit. Nga Michael Corleone në “Kum” deri te Tony Montana në “Scarface”, ai ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të regjisurës, si Francis Ford Coppola, Martin Scorsese, Christopher Nolan dhe Quentin Tarantino.
Por, pavarësisht këtyre bashkëpunimeve legjendare, kur e pyetën se cili është regjisori me të cilin do të dëshironte të punonte deri në fund të karrierës, Pacino nuk përmendi asnjë nga emrat e mëdhenj. Në vend të kësaj, ai zgjodhi Barry Levinson, regjisorin me të cilin ka krijuar një lidhje të veçantë përmes projekteve si “You Don’t Know Jack”, “The Humbling” dhe “Paterno”. Pacino e përshkruan Levinsonin si dikë që e kupton plotësisht dhe me të cilin bashkëpunimi është gjithmonë një kënaqësi e veçantë.