Pesë orë me traget larg Splitit dhe dritëvite larg nga kaosi turistik, ndodhet ishulli i Lastovës – një copëz e harruar e Kroacisë. Sipas “The Guardian”, ky ishull i qetë dhe i izoluar ofron një shkëputje të plotë nga bota moderne: pa bare, pa klube nate, vetëm natyrë e paprekur, plazhe të qeta dhe jetë autentike fshatare.
I mbuluar kryesisht me pyje dhe i rrethuar nga uvala të mbrojtura, Lastova është park natyror dhe banorët e tij jetojnë me frikën se së shpejti investitorët mund ta zbulojnë si destinacion të radhës. Ndërkohë, vizitorët që arrijnë aty gjejnë një parajsë të vërtetë mes shtëpive prej guri, vreshtave dhe një mënyre jetese që ka mbijetuar pa u ndotur nga komercializmi.