Për të ruajtur butësinë dhe thithshmërinë e peshqirëve, ekspertët këshillojnë larjen në temperatura 40–60°C, shmangien e zbutësve dhe shtimin e tre lugëve gjelle sodë buke direkt në kazan. Kjo metodë neutralizon aromat, shkatërron bakteret dhe zbut fijet në mënyrë natyrale.
Higjiena e tyre është po aq e rëndësishme: një peshqir i përdorur për një javë mund të mbajë mbi 94 milionë baktere. Për këtë arsye, rekomandohet larja dhe ndërrimi i rregullt, tharja e plotë në ajër dhe ruajtja në vend të pastër e të thatë për të shmangur aromat e pakëndshme dhe shumimin e mikrobeve.