Pas këngës “Henry, come on”, Lana Del Rey ka publikuar këngën e ri “Bluebird”, në bashkëpunim me producentin Luke Laird dhe Drew Erickson. Kënga është pjesë e albumit të saj të dhjetë The Right Person Will Stay, që publikohet më 21 maj dhe është i frymëzuar nga muzika country dhe amerikane.
Ky album vjen pas suksesit të Did You Know That There’s A Tunnel Under Ocean Boulevard, i nominuar për dy çmime Grammy.
Lana do të performojë në festivalin Stagecoach më 25 prill dhe në Hinterland Music Festival më 3 gusht, ndërsa këtë verë nis turneun e saj të parë në stadiume në MB dhe Irlandë.