Lana Del Rey ka performuar në Reading Festival në Mbretërinë e Bashkuar, por u përball me disa sfida teknike gjatë performancës së saj. Megjithatë, gjatë performancës, Lana hasi në probleme kur muzika ‘techno’ nga një skenë tjetër ndërhyri dhe e mbuloi zërin e saj.
Adhuruesit e saj, të shqetësuar që nuk po mund ta dëgjonin mirë zërin ‘e qetë’ të këngëtares, filluan të brohorasin “ngriteni zërin” për të kërkuar rregullimin e problemeve teknike. Pavarësisht sfidave, Lana Del Rey vazhdoi performancën e saj, duke përmbushur pritshmëritë e fansave të saj të shumtë.