Mbi 2.1 milionë njerëz ndoqën koncertin falas të Lady Gagas në Rio de Janeiro, mbrëmjen e djeshme, në plazhin e famshëm të Kopakabanës shfaqja më e madhe në karrierën e saj. Ajo interpretoi hitet “Bloody Mary”, “Poker Face” dhe “Alejandro”, ndërsa fansat këndonin dhe kërcenin në rërë.
Koncerti pritet të sjellë mbi 106 milionë dollarë në ekonominë lokale. Mbi 500.000 turistë vizituan qytetin për këtë ngjarje. Autoritetet planifikojnë ta bëjnë këtë traditë vjetore deri më 2028.