Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në Met Gala 2025 me një fustan unik nga Ferragamo, i dizajnuar nga Maximilian Davis. Ajo u shfaq me një fustan me një korse të tejdukshme të zezë dhe një fund të argjendtë me detaje vezulluese dhe çarje të thellë, duke reflektuar temën “Superfine: Tailoring Black Style”.
Fustani përfshinte një shall të zi të gjatë, doreza të tejdukshme dhe një lule të madhe dekorative në shpatull. Kylie e kompletoi stilin me flokë të ngritura dhe një makijazh të theksuar që nxirrte në pah tiparet e saj.
