Kylie Jenner ka prezantuar një pamje ikonike të Hollivudit në fotografitë e saj të fundit në rrjetet sociale.
26-vjeçarja ndau dy fotografi të saj të premten, ku shfaqet me një parukë bionde të ndezur dhe kaçurrela, të cilat rikujtojnë stilin e paharrueshëm të Marilyn Monroe.
Kylie kishte aplikuar një buzëkuq ngjyrë kafe dhe një grim të theksuar për sytë, ndërsa flokët e saj ishin stiluar në kaçurrela.
Në postimin e saj në Instagram, ajo shkroi: “A tha dikush që i mungonte mbreti Kylie?”.