Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të ri, ku shfaqet me një bluzë të zezë pa sytjena, duke promovuar aromën e saj të re, Cosmic 2.0. Ajo dukej tërheqëse me grim të kuruar dhe flokë të valëzuara, ndërsa pozonte me vetëbesim në një ballkon luksoz.
Më vonë, Kylie ndau edhe imazhe me një veshje stërvitjeje të markës ALO, duke theksuar fizikun e tonifikuar dhe linjat trupore.
Ky postim erdhi pak ditë pas një mesazhi emocional që ajo ndau për humbjen e mikut të saj të ngushtë, stilistit Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë papritur tre muaj më parë. Në një video prekëse, Kylie kujtoi momentet me të dhe shprehu dhimbjen e madhe që ndjen për mungesën e tij, duke e quajtur “një dritë në jetën e saj dhe një mbështetje të patundur”.