Kylie Jenner ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 29-të me një festë të veçantë me temën “Princess Kitty”, të organizuar në rezidencën e saj në Kaliforni. Ambienti ishte i mbushur me dekorime rozë, ndërsa vetë Kylie u shfaq me një minifustan latex rozë të ndezur, të kombinuar me aksesorë me pupla. Mes të ftuarve ishin motrat e saj Kim, Khloé dhe Kendall Kardashian/Jenner, si dhe mikja e saj e ngushtë Hailey Bieber.
Një vëmendje të veçantë morën edhe ëmbëlsirat e festës, mes tyre disa torta të personalizuara, përfshirë një të dekoruar me gurë shumëngjyrësh dhe një tjetër me mace dhe mbishkrimin “Happy Birthday Kitty Kylie”. Të ftuarit iu përshtatën temës me veshje rozë, kurora dhe aksesorë me pupla, ndërsa Jenner e përshkroi mbrëmjen si festën e ditëlindjes që kishte ëndërruar.


