Kylie Jenner dhe Jennifer Lopez ishin mes të ftuarve të shumtë që morën pjesë në funeralin e stilistit të famshëm të flokëve, Jesus Guerrero, i cili u mbajt në qytetin e tij të lindjes, Houston. Burime për TMZ konfirmuan se ceremonia u ndoq edhe nga familja e tij dhe shumë miq nga bota e glam-it.
Guerrero kishte bashkëpunuar ngushtë me emra të mëdhenj si Katy Perry, e cila nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve me turneun, por ka mbajtur kontakt me familjen e tij. Kylie ndihmoi financiarisht për shpenzimet e funeralit dhe transportin e trupit drejt Houston-it, ndërsa edhe Jennifer Lopez shprehu mbështetjen e saj për të afërmit e stilistit. Jesus, i cili ishte 34 vjeç, kishte shfaqur shqetësime shëndetësore përpara vdekjes së papritur në muajin shkurt.
