Reperi i njohur amerikan French Montana është fejuar me princeshën e Dubait, Sheika Mahra bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch, i propozoi asaj gjatë Javës së Modës në Paris, në qershor 2025, ndërsa lajmi u konfirmua zyrtarisht në gusht.
Sheika Mahra është vajza e sundimtarit të Dubait, njëkohësisht zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili ndodhet në krye të emiratit që nga viti 2006. Ai njihet si figura që transformoi Dubain në një qendër botërore moderne, duke udhëhequr projekte gjigante si Palm Islands dhe Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë. Në vitin 2011, revista Forbes e vlerësoi pasurinë e tij neto me rreth 4 miliardë dollarë.