José “Pepe” Bastón, bashkëshorti i aktores së njohur Eva Longoria, është një biznesmen dhe producent i suksesshëm meksikan. Ai njihet si ish-president i kompanisë mediatike Televisa, një nga rrjetet më të mëdha televizive në Amerikën Latine, ndërsa sot drejton studion Elefantec Global.
Eva Longoria dhe José Bastón u njohën në vitin 2013 përmes miqve të përbashkët dhe u martuan në Meksikë në vitin 2016. Çifti kanë një djalë, Santiago Enrique Bastón, dhe jetojnë mes Spanjës, Meksikës dhe Los Angelesit. Longoria ka folur shpesh për marrëdhënien e tyre, duke e quajtur Bastón si“pjesa më e mirë e jetës së saj”.


