Lëkura shpesh reflekton gjendjen e organizmit. Mjekët theksojnë se fryrje të verdha ose ngjyra portokalli në kapakët e syve, bërrylëve apo këmbëve – mund të jenë shenjë e kolesterolit të lartë, i cili rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe tru.
Kontrolli i kolesterolit, diagnostikimi i hershëm dhe ndryshimet në stilin e jetesës (aktivitet fizik, ushqime si tërshëra, salmoni, vaji i ullirit, çokollata e zezë, çaji jeshil) janë kyçe për parandalim.
Edhe shenja të tjera, si gishtat me ngjyrë blu apo njollat e kuqe në pëllëmbë, mund të tregojnë probleme me qarkullimin.


