Ekspertët e ushqyerjes sugjerojnë që darka të konsumohet 2 deri në 3 orë para gjumit, pasi gjatë natës metabolizmi ngadalësohet dhe trupi e përpunon më pak efikasitet yndyrën. Studimet tregojnë se ngrënia e vonshme mund të rrisë trigliceridet dhe të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës. Një orar i rregullt i vakteve, sidomos darka mes orës 17:00 dhe 20:00, mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve më të shëndetshme të kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
Po aq e rëndësishme sa koha është edhe përmbajtja e pjatës. Dietologët rekomandojnë ushqime të pasura me fibra të tretshme (fasule, thjerrëza, brokoli, mollë), omega-3 (salmon, troftë, ton), si dhe yndyrna të shëndetshme nga vaji i ullirit, arrat dhe avokado. Në të njëjtën kohë duhet kufizuar konsumimi i yndyrnave të ngopura dhe sheqernave të shtuara. Një darkë e balancuar, e bazuar kryesisht në perime dhe drithëra të plota, mbetet një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur zemrën dhe për të mbajtur kolesterolin nën kontroll.


