ChatGPT është bërë një mjet i përditshëm për miliona njerëz, nga zgjidhja e problemeve të ndërlikuara deri te këshillat për jetën personale. Por një bisedë e pazakontë ka bërë xhiron e internetit, duke treguar se edhe inteligjenca artificiale ka kufijtë e saj.
Një përdorues i kërkoi thjesht: “Numëro deri në një milion.” Përgjigjja ishte befasuese: “Do të të duhej ditë të tëra për ta dëgjuar atë numërim.” Ky reagim solli reagime të shumta në rrjetet sociale, nga batuta se AI ka nevojë për pushim, deri te komente se ndoshta është mënyrë për të shmangur abuzimin me teknologjinë.
Disa e panë si shenjë të kufizimeve të AI-së, të tjerë si “fitore” për inteligjencën artificiale që refuzon kërkesa pa kuptim.
Në fund, duket se edhe AI di të ndalojë kur kërkesa është një “milion hapa” shumë larg logjikës praktike.