Vitamina D është e dobishme për imunitetin dhe kockat, por nëse merret në sasi të tepërt, mund të shkaktojë pasoja serioze.
Kalciumi grumbullohet në gjak dhe jo në kocka, duke shkaktuar të përziera, humbje oreksi, lodhje dhe urinim të shpeshtë. Mund të ndodhë edhe dehidrim, dhimbje në kocka apo kyçe dhe ndjesi konfuzioni ose “mjegull mendore”.
Ekspertët rekomandojnë që vitamina D të merret vetëm pas konsultës me mjekun. Edhe ajo që konsiderohet e shëndetshme mund të jetë e rrezikshme kur merret pa masë.