Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin do të vazhdojë edhe për disa ditë, duke sjellë rrezik më të lartë për dehidratim, lodhje të trupit dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike. Përdorni gjithmonë krem mbrojtës nga dielli, syze dielli, kapelë dhe pini mjaft ujë gjatë ditës. Personat me probleme të zemrës, mushkërive, diabet apo çrregullime të tjera shëndetësore duhet të tregojnë kujdes të shtuar.
Qëndroni në ambiente të freskuara dhe shmangni daljet gjatë orëve të nxehta të ditës. Aktivitetet fizike, edhe ato të lehta, mund të jenë të rrezikshme në temperaturat e larta. Kujdesuni të mbroni lëkurën nga rrezet UV dhe ruani ilaçet në kushte të përshtatshme, pasi nxehtësia mund të ndikojë në efektivitetin e tyre. Nëse shfaqni simptoma si marramendje, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke apo gjoksi, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.