Kristin Cavallari është pranë finalizimit të shitjes së vilës së saj në Franklin, Tennessee, pasi ka gjetur një blerës për pronën e listuar për 8.9 milionë dollarë.
Ish-ylli i televizionit bleu këtë shtëpi pas ndarjes nga Jay Cutler në vitin 2020, duke investuar mbi 3 milionë dollarë. Në vitin 2022, ajo kreu një rinovim 18-mujor, duke transformuar kuzhinën, bodrumin dhe disa banjo.
Vila përfshin 6,799 metra katrorë hapësirë banimi dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 28 hektarësh, me një pishinë, serë dhe koshere bletësh. Pas një uljeje çmimi prej 950 mijë dollarësh në janar 2024, prona është në pritje të finalizimit të shitjes.