Në një moment prekës dhe të ngarkuar emocionalisht, Kris Jenner zbuloi se është diagnostikuar me kancer dhe do të nëndërgjehet një operacion për heqjen e vezoreve. Duke folur mes lotësh, ajo shpjegoi se skanimet zbuluan një kist dhe një tumor të vogël. “Kjo është e rëndësishme për mua, sepse vezoret janë vendi ku u ngjizën dhe u rritën fëmijët e mi,” tha Kris, duke theksuar lidhjen e thellë emocionale me këtë pjesë të trupit të saj.
Kris theksoi se kjo përvojë ishte shumë personale dhe e vështirë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm rreth sfidave dhe vendimeve të rënda që vijnë me diagnozat serioze shëndetësore.