Këngëtarja Camila Cabello ka marrë pjesë në garën e Formula 1 në Monako.
Ajo shoqërohej nga miliarderi Henry Junior Chalhoub, me të cilin thuhet se këngëtarja është në lidhje që disa muaj, transmeton Indeksonline.
Kamerat filmuan çiftin duke ecur të kapur për dore. Camila dhe Henry u puthën në një moment, gjë që shumë besojnë se ishte konfirmimi zyrtar i marrëdhënies së tyre.
Kujtojmë që ka pasur thashetheme për lidhjen e Camilës dhe Henryt për ca kohë.
E gjitha filloi në gusht të vitit 2024, kur këngëtari dhe Henry u filmuan duke festuar në Ibiza. Daily Mail shkroi në atë kohë se Camila dhe Henry i kaluan pushimet atje së bashku.