Shkencëtarët nga Instituti i Astrofizikës në Ishujt Kanarie dhe Universiteti La Laguna kanë konfirmuar ekzistencën e një super-Toke në zonën e banueshme të yllit HD 20794, i cili ndodhet rreth 20 vite dritë larg nga Toka.
Planeti HD 20794 d, me një masë gjashtë herë më të madhe se Toka, ndjek një orbitë eliptike dhe rrotullohet rreth yllit të tij për 647 ditë. Distanca e tij nga ylli është ideale për të pasur ujë të lëngshëm, një element kyç për ekzistencën e jetës.
Zbulimi dhe rëndësia e tij
Astronomi Michael Kretinjije, duke analizuar të dhëna të arkivuara në vitin 2022, identifikoi një sinjal të pazakontë që mund të tregonte praninë e një ekzoplaneti. Pas analizave të hollësishme dhe konfirmimit nga observatorët në Ishujt Kanarie, zbulimi u bë zyrtar.