Kur bëhet fjalë për kontrollin e sheqerit në gjak, nutricionistët rekomandojnë kokoshkat si zgjedhjen më të mirë krahasuar me student mix që ështëe përzierje e arrave dhe frutave të thata. Kokoshkat janë një drith i plotë, përmbajnë shumë fibra dhe pothuajse aspak sheqer, gjë që ndihmon në një rritje më të ngadaltë dhe më të qëndrueshme të nivelit të glukozës në gjak. Për më tepër, një porcion prej rreth tre gotash është i bollshëm dhe të mban të ngopur për më gjatë.
Edhe përzierja e arrave mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme, pasi arrat dhe farat ofrojnë proteina dhe yndyrna të mira. Megjithatë, shumë variante të gatshme përmbajnë fruta të thata me sasi të lartë sheqeri, çokollatë ose përbërës të tjerë që mund të shkaktojnë rritje më të shpejtë të sheqerit në gjak. Ekspertët këshillojnë që, nëse zgjidhni këtë lloj ushqimi, të përgatisni një version shtëpie me pak fruta të thata dhe pa sheqer të shtuar.


