Seriali “Kalorësi i Shtatë Mbretërive” po fiton vrull të madh dhe episodi i tij i katërt, “Seven”, ka ndezur entuziazmin e shikuesve. Sipas Forbes, episodi ka arritur një vlerësim mbresëlënës prej 9.7/10 në IMDb, duke tejkaluar dukshëm episodet e mëparshme dhe duke u renditur mes tre episodeve më të vlerësuara të të gjithë universi Game of Thrones, përfshirë edhe House of the Dragon. Ky sukses e përforcon pozicionin e serialit si një nga prodhimet më të spikatura të HBO-së këtë vit.
Në Rotten Tomatoes, “Knight of the Seven Kingdoms” ka arritur gjithashtu 95% vlerësime pozitive nga kritikët – më shumë se Game of Thrones dhe House of the Dragon. Popullariteti i madh dhe formati më i shkurtër i sezonit mundësojnë publikimin e një edicioni të ri çdo vit, një strategji që HBO e ka përqafuar së fundi. Skenaristët kanë treguar se ekziston material i bollshëm për shumë sezone të tjera, ndaj duket se aventurat e Dankos dhe Egonit do të vazhdojnë gjatë – një lajm fantastik për fansat e Westeros.


