Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Kjo është arsyeja e vdekjes së aktores së famshme

    Kjo është arsyeja e vdekjes së aktores së famshme

    Showbiz October 16, 20252 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Diane Keaton ka ndërruar jetë nga pneumonia, kanë bërë të ditur familjarët e aktores së famshme, ndërsa kanë shprehur mirënjohjen e tyre për reagimin “e jashtëzakonshëm” të njerëzve për lajmin e trishtë.

    “Familja Keaton është thellësisht mirënjohëse për mesazhet e jashtëzakonshme të dashurisë dhe mbështetjes që kanë marrë këto ditë në emër të së dashurës së tyre Diane, e cila ndërroi jetë nga pneumonia, më 11 tetor”, thuhet në deklaratën e familjes për revistën People.

    Ata u bënë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë dhurime në nder të saj, t’i drejtohen kauzave që ajo vetë mbështeste:

    “Ajo i donte shumë kafshët dhe ishte e palëkundur në mbështetjen e saj për komunitetin e pastrehë, ndaj çdo dhurim në kujtim të saj për një bankë lokale apo një strehë për kafshë do të ishte një homazh i mrekullueshëm dhe shumë i vlerësuar”

    Diane ndërroi jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Ajo ishte një ikonë unike e kinemasë që nga roli i saj fitues i “Oscarit” në filmin “Annie Hall” (1977), për të cilin regjisori, skenaristi, partneri në film dhe ish-i dashuri i saj Woody Allen, u frymëzua nga jeta e saj e vërtetë. Diane ka luajtur në disa nga filmat më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, përfshirë sagën e “The Godfather”, “Reds”, “Marvin’s Room”, “Something’s Gotta Give”, “Father of the Bride” dhe “The First Wives Club”.

    Vdekja e saj shkaktoi tronditje në gjithë Hollywood-in dhe në mbarë botën; megjithëse ajo nuk ishte shfaqur publikisht prej disa muajsh. Pas vdekjes, revista People citoi një burim të afërt me aktoren, i cili tha se shëndeti i saj “u përkeqësua shumë papritur” muajt e fundit dhe se madje edhe shumë nga miqtë e saj të vjetër “nuk ishin plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte.”

    Ish-kolegët e saj, përfshirë Woody Allen, Jane Fonda, Keanu Reeves, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Meryl Streep, i kanë bërë homazhe të ndjerës.

    Diane Keaton nuk u martua kurrë. Ajo lë pas dy motrat e saj më të vogla, Dorrie dhe Robin, si dhe dy fëmijët e saj, vajzën Dexter dhe djalin Duke, të cilët i adoptoi.

    “Mëmësia më ka ndryshuar plotësisht”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Është ndoshta përvoja më thellësisht përulëse që kam pasur ndonjëherë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024432 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Askush si Bella, shkëlqen në pistën e Victoria’s Secret-it

    October 16, 2025

    JLo nuk e paska njohur dashurinë e vërtetë

    October 16, 2025

    5 përfitimet shëndetësore të avokados

    October 16, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version