Riyad Mahrez dhe Taylor Ward kanë organizuar dasmën e tyre të tretë, duke treguar dashurinë e fortë që kanë për njëri-tjetrin.
Futbollisti i njohur, i cili tani luan në Arabinë Saudite, dhe bukuroshja nga Cheshire, këtë herë i thanë “po” njëri-tjetrit në një mjedis të mrekullueshëm në Liqenin e Komos, Itali.
Ceremonia u mbajt në Villa Balbiano, një vend i njohur për ekskluzivitetin e tij dhe si skenë e filmit hollivudian “House of Gucci”.
Kjo dasmë është një tjetër kapitull në marrëdhënien e tyre, e cila filloi në vitin 2020.
Pas një romance të stuhishme, ata u martuan fshehurazi një vit më vonë dhe lidhja e tyre e dashurisë ka vazhduar të lulëzojë ndër vite.