Një kitarë që George Harrison e bleu si adoleshent për 58 £ është shitur në ankand për më shumë se 1 milion funte. Kitaristi i Beatles bleu kitarën elektrike Futurama në vitin 1959 në Liverpool si elektricist 16-vjeçar dhe e pagoi në 44 këste me ndihmën e nënës së tij.
Kjo kitare doli në ankand të mërkurën në Nashville, Tennessee dhe u shit për 1.27 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i vlerësimit të tij. Martin Nolan, drejtor menaxhues i Julien’s Auctions, tha se ajo theu rekordin për kitarën më të shtrenjtë të George Harrison të shitur ndonjëherë. Në fillim të këtij viti, një shtëpi ankandi shiti kitarën akustike të Lennon Hootenanna për 3 milionë dollarë dhe më parë një tjetër kitarë akustike të tij për 2.4 milionë dollarë.