Kim Kardashian solli elegancën e Hollivudit të dikurshëm në Academy Museum Gala, të mbajtur më 17 tetor në Los Anxhelos. Ajo veshi një fustan Balenciaga të vitit 1951, me dantellë, shirit rozë prej sateni dhe fjongo të madhe prapa.
Paraqitjen, të realizuar nga stilisti Law Roach dhe të frymëzuar nga Elizabeth Taylor, e plotësuan flokët me volum dhe bizhuteritë me mbi 65 karatë diamante. Vetëm gjerdani Leviev përmbante 55 karatë. Roach e përshkroi bashkëpunimin me Kardashian si të këndshëm, duke vlerësuar hapësirën që ajo i jep krijimtarisë së tij.



