Kim Kardashian u fotografua gjatë një daljeje në Shanghai të Kinës. Ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi, me jakë të lartë të stilit kinez dhe detaje me lule, të cilin e kombinoi me sandale me rripa.
Veshja e saj tërhoqi vëmendjen edhe për frymëzimin nga stili tradicional kinez. Kim ndodhet në qytet së bashku me familjarë të saj, por arsyeja e saktë e vizitës nuk është bërë e ditur publikisht.


