Ylli botëror, Kim Kardashian, këtë të diel ishte e zënë, teksa mori me vete tre nga katër fëmijët e saj që ka me ish-bashkëshortin Kanye West në eventin “SKIMS Drive-In” në Los Angeles.
44-vjeçarja u shoqërua nga vajza e saj Chicago, 7 vjeçe dhe djemtë Psalm, 5 vjeç dhe Saint, 9 vjeç, në restorantin Mel’s Diner në Sunset Strip.
Restoranti ikonë është shndërruar në “Skims Diner” për një javë, në kuadër të festimeve për hapjen e dyqanit të parë të Kim-it në Bregun Perëndimor.
Kim tërhoqi vëmendjen duke treguar linjat e saj trupore me një bluzë dhe streçe ngjyrë lëkure nga marka e saj SKIMS, ndërsa pozonte mbi një makinë të vjetër. Targa e makinës lexonte “SKIMS”.
Ajo kompletoi pamjen e saj joshëse me taka të tejdukshme. Flokët e gjatë dhe të zinj i kishte drejtuar për këtë rast, duke i lënë të lira mbi shpinë.